" />

Suspendohet agjenti i futbollistëve, Mino Raiola

Suspendohet agjenti i futbollistëve, Mino Raiola

Mino Raiola është suspenduar nga aktiviteti i tij si agjent i futbollistëve.

Suspendimi i tij për mos aktivitet me klientët e tij do të jetë për 3 muaj.

Arsyeja se përse Mino Raiola është suspenduar nga aktiviteti i tij si agjent vie pas akuzës së Roma rreth një lojtari të tyre 17 vjeçar, bëhet fjalë për Gianluca Scamacca, të cilin Raiola në formë të parregullt e bindi të kalonte në PSG.

Përndryshe Raiola është agjent i Pogba, dhe Lukaku dhe shumë lojtarëve tjerë me emër në futbollin evropian./Insporti