
Reprezentuesi i Hungarisë dhe anëtari i Red Bull Salzburg, Dominik Szobozlai, pritet në janar të transferohet te Red Bull Leipzig, njofton Insajderi.
Sipas sajtit gjerman, ʺSKYSport.deʺ thuhet se mungojnë vetëm detajet e fundit të këtij operacioni merkatoje, ku të dyja palët kanë arritur prej kohësh një marrëveshje.
Të dyja shoqëritë duhet ta zyrtarizojnë këtë transferim përpara Krishtlindjes.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Arsenal po synon të rivalizojë Leipzig në lidhje me transferimin e hungarezit gjatë afatit kalimtar të janarit, me kërkesën e trajnerit Mikel Arteta. Arsenali është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit të mesfushorit dhe është në pritje të vendimit të tij. /Insajderi.com