Pas 16 xhirove lufta për titull në Serie A është shumë e hapur, njofton Insajderi.
Dy skuadrat nga Milano humbën në xhiron e fundit për t’iu mundësuar Romës e Juventuesit të afrohen më afër kreut.
Milani madje humbi nga rivali direkt për titull, Juventuesi.
Ndërsa Interi u befasua nga Sampdoria, për ta humbur mundësinë e marrjes së kreut të tabelës.
Roma e mposhti Crotonen si mysafir, por në xhiron tjetër e ka përballjen direkte me Interin.
Ndërsa Juventuesi luan kundër Sassuolos që këtë edicion ka treguar formë të lartë e që është vetëm një pikë larg “zonjës së vjetër”.
Në anën tjetër Milan takohet me Torinon, një ndeshje që nuk konsiderohet e lehtë. /Insajderi.com.