Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina, ka folur pas humbjes ndaj ekipit të Trepça 89 dhe nuk ka ngurruar që të ankohet në referimin e kësaj ndeshje, por, ai po ashtu është ka thënë se ishte e vështirë të shënohej kundër një ekipi që mbrohej me 10 lojtarë.
“Ishte një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre që dha maksimumin në fushë. Ne nuk i shfrytëzuam rastet në pjesën e parë, me të cilat mund ta fitonim takimin”, deklaroi Batatina, për ART Sport, transmeton Insajderi.
“Nuk dua të komentoj gjyqtarët. Shihet qartë që shpesh herë nuk kanë as koordinim mes vete. Le t’i vlerësojë dikush tjetër”, shtoi ai.
“Pasi 89-shi mbeti me 10 futbollistë, mbrohej me gjithë skuadrën. Ishte shumë e vështirë të shënohej gol ndaj tyre”, përfundoi ai.
Llapi, ka luajtur me një lojtarë më shumë, pasi në fillim të pjesës së dytë, ekipi i Trepça 89, mbeti me një lojtar më pak në fushë./Insajderi.com.