Ekipi më I përforcuar këtë sezon në Superligë, Llapi, e ka nisur edicionin 2020/21 me humbje në shtëpi, pasi ata u mundën nga Gjilani me rezultat minimal 1 me 0.
Trajneri I Llapit, Tahir Batatina, mendon se në këtë takim u dëmtua nga gjyqtarët.
“E kemi ditur që na pret një ndeshje e vështirë sepse ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira, ku asnjëherë skuadra nuk e tregon atë që mund ta tregojë”, deklaroi Batatina për Art Sport, transmeton Insajderi.
“Ne patëm disa raste në pjesën e parë, ku mund ta mbyllnim ndeshjen. Një pakujdesi na kushtoi në pjesën e dytë dhe humbëm takimin. Ky është futboll dhe sigurisht që ndodh”, shtoi ai.
“Mendoj që avazi i vjetër i gjyqtarëve po përsëritet sërish. Gjyqtari bëri disa gabime. Me qëllim apo pa qëllim nuk e di, mbetet të vlerësohen”, përfundoi Batatina.
Golin e fitores për Gjilanin e realizoi Darko Nikac në minutën e 62’ të takimit./Insajderi.com.