Tahir Batatina shpërthen me akuza ndaj Agim Ademit pas Kuvendit Zgjedhor

Tahir Batatina shpërthen me akuza ndaj Agim Ademit pas Kuvendit Zgjedhor

Federata e Futbollit e Kosovës sot ka mbyllur punimet në kuvendin zgjedhor, ku është zgjedhur Komiteti Ekzekutiv për mandat 4-vjeçar.

Pas shumë debateve të ashpra, tensioneve dhe polemikave, u votuan delegatët në këtë Kuvend Zgjedhor të FFK-së, por kuvendi nuk kaloi pa tensione dhe pakënaqësi.

Kryetari i FFK-së Agim Ademi në këtë Kuvend Zgjedhor tentoi të kërkojë votëbesim nga anëtarët e Kuvendit, duke dashur “ta unifikojë mandatin e tij me atë të Komitetit Ekzekutiv”.

Arsim Kabashi i Ballkanit, Abedin Zeka i Trepçës’89 dhe posaçërisht Tahir Batatina i Llapit ishin ndër ata që reaguan ndaj këtij vendimi duke e quajtur të parregullt dhe anti statutar.

Batatina pas mbylljes së Kuvendit, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka lansuar një reagim të ashpër. Ai ka akuzuar rëndë të parin e FFK-së, Agim Ademi.

Reagimi i plotë i Batatinës:

“Agim Ademi me mercenar po e mban te uzurpuar Federaten e Futbollit te Kosoves , pa perkrahje te Agim Ademi me mercenar po e mban te uzurpuar Federaten e Futbollit te Kosoves , pa perkrahje te klubeve”.