Tahiri propozon të lirohen nga tatimi bizneset dhe fermerët në Vushtrri

Tahiri propozon të lirohen nga tatimi bizneset dhe fermerët në Vushtrri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se i ka propozuar Kuvendit Komunal lirimin nga pagesa e taksave komunale dhe qirasë për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapësirave publike në qytet, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se këtë vendim e ka marrë me qëllim të lehtësimit të gjendjes ekonomike të bizneseve, por edhe të fermerëve vushtrrias të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Ai është shprehur se ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100 mijë euro në të hyra vetanake që nuk do të mblidhen, por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe fermerëve vushtrrias.

“Ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100,000€ në të hyra vetanake që nuk do të mblidhen por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe fermerëve vushtrrias!”, ka shkruar Tahiri./Insajderi.com