Takeshi Kasai nga OBSH: Vaksina nuk do t’i japë fund menjëherë pandemisë

Takeshi Kasai nga OBSH: Vaksina nuk do t’i japë fund menjëherë pandemisë

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Paqësorin Perëndimor, dr. Takeshi Kasai deklaroi se vaksinat kundër COVID-19 nuk do t’i japin fund pandemisë për një periudhë të shkurtër, transmeton Insajderi.

Kasai paralajmëroi se vendet e Paqësorit Perëndimor mund të kenë probleme me qasjen e hershme në vaksinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “South China Morning Post”, Kasai ka tërhequr vëmendjen se vaksinimet masive në vendet e Paqësorit Perëndimor do të mund të fillojnë kah mesi i vitit 2021. “Vaksina nuk është plumb i argjendtë që mund të përfundojë pandeminë në të ardhmen e afërt”, u shpreh ai.

Kasai tha se prioritet duhet t’u jepet atyre që janë në grupin e rrezikut ndërsa ata që mbesin jashtë këtij grupi ndoshta do të duhet të kalojnë 12 deri në 24 muaj.

Ai bëri thirrje për mbajtjen e maskës, respektimin e distancës fizike dhe shmangien e vendeve me rrezik të madh të përhapjes së virusit. /Insajderi.com