
Do të zhvillohet takimi për bashkëpunimin e parë tregtar në mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, pas marrëveshjes historike në mes dy vendeve.
Takimi zhvillohet në Abu Dhabi.
Në takim do të marr pjesë një delegacioni i Shtteve të Bashkaura të Amerikës dhe drejtohet nga Jared Kushner, Këshilltar i Lartë i Presidentit të SHBA Donald Trump – delegacioni përfshin edhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Robert O’Brien dhe Meir Ben-Shabbat, raporton Arab News, transmeton Insajderi.
“Ndërsa ky është një takim historik, ne shpresojmë që ai të fillojë një udhëtim edhe më historik në Lindjen e Mesme dhe më gjerë”.
“E ardhmja nuk ka pse të paracaktohet nga e kaluara. Kjo është një kohë shumë shpresëdhënëse dhe unë besoj se kaq shumë paqe dhe prosperitet janë të mundshme në këtë rajon dhe në të gjithë botën”, ” tha Kushner, përpara se të hipte në avionin El Al në Abu Dhabi. /Insajderi.com