
Kosova dhe Holanda kanë zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore mes tyre në futsall, mirëpo për dallim nga takimi i parë që u mbyll pa gola, takimin e dytë miqësor e fituan ‘tulipanët’ me rezultat 3:1, njofton Insajderi.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat minimale 1:0 për Holandën, teksa golat tjerë u shënuan në fraksionin e dytë të takimit.
Me të filluar pjesa e dytë, Holanda shënoi edhe dy herë të tjera për të çuar rezultatin 3:0, ndërsa golin e vetëm për Kosovën në këtë takim e shënoi Meriton Spahiu.
Të dy ndeshjet miqësore u zhvilluan në Holandë. Miqësoret me Holandën pritet t’i shërbejnë Kosovës në ndeshjet e ardhshme kualifikuese. /Insajderi.com