Takohen Merkel dhe Putin, ja për çfarë biseduan

Takohen Merkel dhe Putin, ja për çfarë biseduan

Kanë filluar bisedimet ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin në Moskë këtë të shtune.

Udhëheqësit do të diskutojnë çështjet aktuale ndërkombëtare, situatën në Siri, Libi, Ukrainë, tensionet SHBA-Iran dhe për marrëdhëniet biletarale në mes dy vendeve të tyre.

“Unë mezi pres diskutimin dhe dëshiroj t’ju falënderoj që kemi një mundësi të tillë, sepse të flasim me njëri-tjetrin është gjithmonë më mirë sesa të flasim për njëri-tjetrin”, ka thënë Merkel.

Kësaj herë takimi ndarjet tyre dukej më miqësor sesa njëri takimi që Merkel dhe Putin e kishin zhvilluar nën praninë e qenit të tij.

Putin atë kohë duke e ditur që Merkel i kishte frikë qentë, priti deri sa mediat u mblodh në dhomë dhe më pas pati thirr qenin e tij të zi, labrador.

Siç shihet edhe në fotografi, Putin e pati shijuar mjaft këtë moment ndërsa Merkel ishte në ankth.

Më pas, në bashkëbisedim me gazetarët Merkel e përcaktojë kështu sjelljen e Putinit.

“E kuptoj përse e bëri; për të provuar që është mashkull”, tha kancelaria gjermane. “Ai ka frikë nga dobësitë e tij. Rusia nuk ka asgjë, as sukses në politikë as në ekonomi. E gjitha që kanë është kjo”.