Takohen Trump e Erdogan

Takohen Trump e Erdogan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me Presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan.

Sipas Reuters, kjo u bë e ditur me anë të një deklarate të lëshuar nga Zyra e Presidencës së Turqisë.

Ky vendim erdhi pas një bisede telefonike që patën kryetarët e këtyre dy shteteve.

Trump dhe Erdogan do të takohen në kuadër të takimit të G-20 që do të mbahet më 28-29 qershor në Japoni.