Talebanët kërkojnë qasje në rezervat financiare

Talebanët kërkojnë qasje në rezervat financiare

Një anëtar i lartë i bordit të bankës qendrore të Afganistanit po i kërkon Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të ndërmarrin hapa për t’i siguruar qeverisë së udhëhequr nga talebanët një qasje në rezervat e vendit ose rrezikojnë katastrofa ekonomike.

Talebanët pushtuan Afganistanin me shepjtësi, por duket se nuk ka gjasa që militantët të kenë qasje të shpejtë në pjesën më të madhe prej rreth 10 miliardë dollarësh (7.2 miliardë £) të mbajtura nga Da Afghanistan Bank (DAB), të cilat janë kryesisht jashtë vendit.

Administrata e presidentit, Joe Biden, ka thënë se çdo pasuri e bankës qendrore që qeveria afgane ka në SHBA nuk do të vihet në dispozicion të talebanëve, dhe FMN ka thënë se vendi nuk do të ketë qasje në burimet e huadhënësit.

Shah Mehrabi, një profesor i ekonomisë në Kolegjin Montgomery në Maryland dhe anëtar i bordit të bankës që nga viti 2002, i tha Reuters se Afganistani u përball me një “krizë të pashmangshme ekonomike dhe humanitare” nëse rezervat e saj ndërkombëtare mbeten të ngrira. /Insajderi.com