Talebanët pas largimit të ushtrisë amerikane: Tani jemi komb i lirë dhe sovran

Talebanët pas largimit të ushtrisë amerikane: Tani jemi komb i lirë dhe sovran

Pasi përshëndetën tërheqjen e trupave amerikane, talebanët thonë se tani janë komb “i lirë dhe sovran”, duke e përshkruar largimin e tyre si një “moment historik”.

Luftëtarët talebanë të martën morën kontrollin e aeroportit të Kabulit, ndërsa ushtarët e fundit amerikanë u larguan.

Talebanët për të festuar largimin e ushtrisë amerikane, ndriçuan qiellin me fishekzjarre në Kabul, raporton AlJazeera, transmeton Shqip.com.

Duke folur me gazetarët nga aeroporti i Kabulit të martën, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha: “Ne nuk kemi asnjë dyshim se Emirati Islamik i Afganistanit është një komb i lirë dhe sovran”.

“Amerika u mund … dhe në emër të kombit tim, ne duam të kemi marrëdhënie të mira me pjesën tjetër të botës,” tha ai.

Ai gjithashtu u premtoi afganëve se “do të mbrojmë lirinë, pavarësinë dhe vlerat tona islame”.

Më parë, gjenerali marins Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA, njoftoi se trupat e fundit amerikane u larguan nga Kabuli pak para mesnatës me kohën lokale (19:30 GMT)./Insajderi.com