Talebanët shpallin qeverinë e përkohshme në Afganistan

Talebanët shpallin qeverinë e përkohshme në Afganistan

Grupi militant i talebanëve ka shpallur qeverinë e përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre, dhe me një militant të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), si Ministër i Brendshëm.

Kjo qeveri do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund dhe nga bashkë-themeluesi i talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar zi zëvendës, raporton BBC, transmeton Shqip.com.

“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re“, shtoi njëri nga zëdhënësit, Zabihullah Mujahid.

Sarajuddin Haqqani, Ministri i ri i Brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si rrjeti Haqqani, të cilët janë të lidhur me talebanët dhe qëndronin pas organizimit të disa prej sulmeve vdekjeprurëse në luftën dy dekadëshe të vendit.

Ndryshe, talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të Afganistanit më shumë se tre javë më parë./Insajderi.com