
Talebanët mbajtën konferencën e tyre të parë zyrtare për shtyp në Kabul të martën që nga kapja tronditëse e qytetit, duke deklaruar se donin marrëdhënie paqësore me vendet e tjera dhe do të respektonin të drejtat e grave brenda kornizës së ligjit islam.
“Ka siguri të plotë në të gjithë vendin,” tha zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, i pyetur në lidhje me raportet e rrëmbimeve dhe vrasjeve në zonat e kontrolluara nga talebanët, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.
“Askush nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë askënd. Ne do të kemi gjithnjë e më shumë siguri nga dita në ditë.”
“Ne nuk duam që dikush të largohet nga vendi,” shtoi ai. “Ekziston një amnisti. Asnjë armiqësi nuk do të ndiqet”./Insajderi.com