
Kosova është pasuruar me futbollistin 20 vjeçar, Andi Zeqiri, që përmes një fotografie zyrtarizohet bashkimi i tij me Dardanët.
Në fotografi shihet futbollisti që aktualisht luan te ekipi zviceran FC Lausanne dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Zeqiri ka statistika fantastike me Lausanne sivjet, në 26 ndeshje në gjitha garat ka shënuar 17 gola.
Kosovari ishte pjesë e kombëtares së Zvicrës U17 dhe U19, por tani për ekipin A, e ka zgjedhur Kosovën dhe numrin 9 siç shihet në foto.
Ai poashtu ka luajtur edhe për ekipin italian Juventus U19.
/Insajderi.com/