Një vit më parë Sampdoria pagoi gjashtë milionë euro për Mikel Damsgard, skuadrës së Nordsjaelland, por sot talenti 20 vjeçar danez kushton më shumë se tre fishi i vlerës, i cili nën drejtimin e Claudio Ranierit, danezi është rritur ndjeshëm, njofton Insajderi.
Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, vlera e tij ka shkuar rreth 20 milionë euro dhe tani sytë për të janë hedhur nga kampionati anglez, Premier League, ku në verë skuadrat gjigande nga ishulli do t’i bëjnë një ofertë yllit danez për ta patur për vete “diamantin” i cili po mahnit në Serie A. /Insajderi.com