Talenti Musiala rinovon kontratën me Bayern Munchen

Talenti Musiala rinovon kontratën me Bayern Munchen

Tashmë është zyrtare, Bayern Munchen është duke blinduar “xhevahirin” e saj, Jamal Musialan, njofton Insajderi.

Trekuartisti 18 vjeçar gjerman i cili aktivizohet me kombëtaren U-21 angleze ka firmosur një kontratë 5 vjeçare deri në vitin 2026. Lajmin e rinovimit të talentit anglo-gjerman e ka bërë vetë publike klubi nga Bavaria me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare.

Talenti i njohur është aktivizuar në total në këtë sezon në 28 sfida në të gjitha kompeticionet nga ku ka realizuar dhe katër gola. /Insajderi.com