Talibanët vrasin 17 luftëtarë pro-qeveritarë në Afganistan

Talibanët vrasin 17 luftëtarë pro-qeveritarë në Afganistan

Së paku 17 luftëtarë pro-qeveritarë kanë mbetur të vrarë nga një sulm i talibanëve në provincën veriore afgane, Takhar.

Cak i këtij sulmi qartazi ishte një komandant lokal i këtyre forcave, i cili arriti të shpëtonte pa u lënduar, tha një zëdhënës i qeverisë rajonale, i cili shtoi se zona ku ndodhi sulmi është nën kontrollin e forcave qeveritare.

Përgjegjësinë për sulmin më vonë e mori zëdhënësi i talibanëve, Zabidullah Mujahid.

Sulmet e përgjakshme në Afganistan janë shtuar kohëve të fundit. Të shtunën, dhjetë ushtarë afganë u vranë nga një sulm i talibanëve në një bazë ushtarake të provincës jugore, Helmand.

Grupi militant po vazhdon të kryejë sulme kundër forcave afgane dhe trupave të huaja pothuajse përditë, ndonëse në të njëjtën kohë është duke marrë pjesë në negociatat e paqes me të dërguarin amerikan për t’i dhënë fund luftës së gjatë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.