Futbollisti i Tottenham Hotspur, Dele Alli është dënuar 50 mijë funte dhe nuk do të luaj në ndeshjen kundër Manchester United më 19 qershor.
Në muajin shkurt, në një video në rrjete sociale kishte ngacmuar duke thënë: ‘virusi duhet të jetë më i shpejtë se unë për të më kapur’.
Kjo sjellje ka shtyrë federatën e futbollit anglez të reagoj duke e dënuar me një ndeshje moslojë dhe para.
Kujtojmë që në Britaninë e Madhe më shumë se 41 mijë persona kanë vdekur nga virusi Korona. / Insajderi.com