Tap n’Dije: Sonte ju pret argëtim, shpërblime e befasi!

Tap n’Dije: Sonte ju pret argëtim, shpërblime e befasi!

Duke filluar nga ora 19:00, në faqen e GjirafaVideo transmetohet live edicioni i 13 i Tap n’Dije, me aktorin e dashur Rifat Smani.

TapQuiz nuk ndalet me quizet e tyre fantastike, duke vazhduar sonte me Tap n’Dije, quizin e dashur me pyetje edukative, nga librat shkollore. Tap n’Dije ka 10 pyetje me nga 4 alternativa, por përveç lojës së zakonshme, do të ketë edhe befasi e shumë argëtim për lojtarët e tij.

Tre të parët do të fitojnë këto shpërblime:

Vendi i parë: Tablet Samsung
Vendi i dytë: Kamerë Instax
Vendi i tretë: Maus Hama

Gjithashtu, për komentin më të mirë do të ketë një dhuratë speciale nga GjirafaMall, një Sistem Parkimi me Senzor, i cili është i nevojshëm për të gjithë vozitësit e makinave.

Që të jeni në garë për këto shpërblime, ju duhet që të regjistroheni paraprakisht. Regjistrimi është i hapur nga ora 15:00 dhe vazhdon deri në fillim të lojës.

Ndiqni këto hapa:

Hyni në GjirafaVideo.com

  • Kliko mbi Live TV
  • Klikoni tek video me titull Tap n’Dije by GjirafaVideo
  • Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
  • Klikoni “Hyr në quiz dhe ndiqe
  • Bëhuni gati për lojë

    Kliko këtu për t’u regjistruar!