TapQuiz nuk ndalet: Rri n’shpi dhe luaj Tap n’Shije!

TapQuiz nuk ndalet: Rri n’shpi dhe luaj Tap n’Shije!

Nga ora 19:00, si çdo të mërkurë luhet Tap n’Shije, i cili edhe këtë javë do të jetë shumë atraktiv. Me moderim të aktores Adriana Matoshi, e me shpërblime shumë të mira, mbrëmja juaj do të jetë më interesante se zakonisht.

Klikoni këtu për t’u regjistruar.

Regjistrimi për Tap n’Shije është i hapur nga ora 15:00. Gjithashtu, që të luani është e domosdoshme që të regjistroheni.

TapQuiz vazhdon të sjellë lojë fantastike për lojtarët e saj, duke vazhduar rritjen e saj në çdo javë që kalon. Kjo është java e 19 që luhet ky quiz i dashur, i cili zhvillohet tre herë në javë, me kategori, pyetje, e shpërblime prej më të ndryshmeve.

Këtë të mërkurë, në Tap n’Shije dhurohen këto shpërblime për tre vendet e para:

Vendi i parë fiton: Telefon Xiaomi Redmi Note 8
Vendi i dytë fiton: Shportë me produkte MEKA Foods në vlerë 100 euro
Vendi i tretë fiton: Unazë argjendi

Këtyre shpërblimeve u shtohet edhe një dhuratë. Komentuesi më i mirë fiton një dhuratë nga GjirafaMall.

TapQuiz, quizi interaktiv ku ju përgjigjeni dhe keni fatin në dorën tuaj, javën që shkoi arriti numrin rekord, duke mbledhur mbi 10 mijë lojtarë në Tap n’Dije, quizi i diturisë që zhvillohet çdo të enjte.

Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e quizit më atraktiv në vend.