Tare e do De Biasin tek Lazio

Tare e do De Biasin tek Lazio

De Biasi mund t’i thotë lamtumirë Kombëtares shqiptare pas përfundimit të Evropianit. Tekniku italian vazhdon të jetë mes kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin Lazios në sezonin e ardhshëm, shkruan sot “Romatoday.it”

Edhe pse kandidati kryesor mbetet Sinisa Mihajlovic, drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, po bën maksimumin që në drejtimin e skuadrës të emërohet De Biazi thuhet në artikullin e sotëm.

Tare  ka pasur vazhdimisht fërkime me Mihajloviç gjatë periudhës kur ishin futbollistë dhe është i bindur se De Biasi do të ishte më i përshtatshëm për të ndërtuar një cikël të ri fitues te Lazio.