Tare kërcënon Juventusin

Tare kërcënon Juventusin

Ilgi Tare, drejtori sporti i Lazios, beson se ekipi romak mund ta befasojë Juventusin në finalen e Kupës së Italisë, e cila luhet nesër

Lazio është pengesa e parë për Juventusin në rrugën e drejt suksesit të trefishtë këtë sezon. Ekipi romak deri tani kanë zhvilluar një sezon pozitiv pasi pozicionohet në vendin e karterët në Serinë A, ndërkohë që kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Italisë duke eliminuar skuadra të mëdha si Interi e Roma.

Këtë të mërkurë në stadiumin ‘Olimpic’ Lazio sfidon pikërisht Juvetnusin me një objektiv të qartë dhe të vetëm të bëjë gjithçka për të fituar trofeun e Kupës së Italisë.

Drejtorit sportiv, Igli Tare, ka thwnw se kryeqytetasit do të kenë shanset e tyre edhe pse përballë do të kenë ndoshta Juventusin më të mirë të dekadës së fundit.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Por, Lazio vjen në këtë sfidë me vetëdije se është një skuadër në shëndet të plotë dhe që është rritur shumë në këtë sezon. Ne nuk do të hymë në fushë me idenë që e kemi të humbur këtë ndeshje pasi mbi të gjitha luajmë në shtëpinë tonë”, ka deklaruar ai për mediet italiane.

“Juventusi aktualisht është skuadra më e mirë në Evropë. Megjithatë ne jemi të aftë për të dhuruar surpriza pasi me meritë kemi arritur deri në finalen e këtij kompeticioni”, ka theksuar ish kapiteni i Shqipërisë./Insajderi.com