Tash dy vite më parë, Zeneli i shënonte Bullgarisë kujton UEFA

Tash dy vite më parë, Zeneli i shënonte Bullgarisë kujton UEFA

Goli i Arbër Zenelit me përfaqësuesen e Kosovës ndaj Bullgarisë në 25 mars 2019 ishte mjaft i bukur. 26 vjeçari që luan me Reims në Francë, dribloi dy lojtarë dhe me një super finesë e dërgoi topin në rrjetë nga distanca, njofton Insajderi.

Mesa duket goli ka lënë mbresa tek faqja zyrtare e UEFA-s në gjuhën gjermane, të cilët e kanë shpërndarë në profilin zyrtar të tyre në Twitter. “Ne këtë ditë në 2019, Arbër Zeneli shënon ndaj Bullgarisë”, shkruhej në këtë postim.

Takimi i vlefshëm për kualifikueset e kampionatit europian, u mbyll me shifrat 1:1, teksa Kosova e humbi mundësinë për të shkuar në Euro 2021 vetëm në dy ndeshjet e fundit të grupeve. /Insajderi.com