Problem i papritur tek Atalanta në momentin më të mirë. Mbrojtësi Cristian Romero humbet sfidën e sotme kundër Lazios pasi ka rezultuar në mbrëmje pozitiv me “COVID”, njofton Insajderi.
Argjentinasi është futur në izolim, ndërsa klubi ka njoftuar autoritetet ‘bergameske’ për rastin në fjalë. Megjithatë, sfida e nesërme kundër ‘bardhekaltërve’ do të zhvillohet normalisht.
Romero luajti 90 minuta në sfidën e fundit të Atalantës në Kupën e Italisë, ku ‘bergameskët’ eliminuan Lazion me rezultatin 3-2. /Insajderi.com