Te Benfica preket me COVID-19 presidenti dhe 16 persona të tjerë

Te Benfica preket me COVID-19 presidenti dhe 16 persona të tjerë

Një shpërthim i madh infektimi ka kapur skuadrën portugeze të Benfikës, ku kanë informuar deri më tani 17 persona pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.

Pozitiviteti i lojtarëve, stafit teknik dhe i presidentit të tyre, Luis Filipe Vieira, i cili është asimptomatik dhe i vetë-izoluar, vjen pas kryerjes së tamponëve gjatë fundjavës.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi luzitan ku i kërkon Autoriteteve Shëndetësore të vendosin nëse skuadra do të vijojë e qetë kalendarin e ndeshjeve apo të zhvillojnë ndeshjet e tyre pas 14 ditësh. /Insajderi.com