Të gjithë këta lojtarë vetëm për Mbappe-n

Të gjithë këta lojtarë vetëm për Mbappe-n

Real Madrid është duke përgatitur një ofertë serioze për Paris Saint Germain, shkruan AS, njofton Insajderi.

Galaktikët e duan me patjetër në radhët e tyre Kylian Mbappe-n verën e ardhshme.

Në Bernabeu po shpresojnë se do arrin të grumbullojnë rreth 150 milionë euro për ta mundësuar këtë transfer.

Në anën tjetër Mbappe ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me PSG-në dhe kjo e vjetra skadon në vitin 2022.

Për të mundësuar ardhjen e Mbappes Real pretendon të shesë Gareth Bale, Iscon, Dani Ceballos, Luka Jovic dhe Brahim Diaz./Insajderi.com