Të gjithë sytë nga Amerika – ndërkohë, çfarë po ndodhë në botë?

Të gjithë sytë nga Amerika – ndërkohë, çfarë po ndodhë në botë?

Nëse edhe ju, si shumica, ishit shumë preokupuar me zhvillimet politike në Amerikë, mund t’u kenë ikur ngjarjet madhore që po ndodhin në pjesën tjetër të botës.

Forcat izraelite rrafshuan shtëpitë në një komunitet palestinez.

The remains of a Palestinian village in Khirbet Humsa in the West Bank on November 4.

Ushtria izraelite shkatërroi një pjesë të madhe të një komuniteti palestinez në Bregun Perëndimor, duke lënë të pastrehë 73 persona, përfshirë 41 fëmijë, njofton Insajderi.

Kombet e Bashkuara përshkruan shembjen e së martës në komunitetin e Khirbet Humsa si “incidenti më i madh i zhvendosjes së detyruar në mbi katër vjet”.

Këtë vit, sipas KB-së, 869 palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor kanë mbetur të pastrehë pas shkatërrimeve masive.

Operacionet ushtarake të Etiopisë ngjallën frikën e luftës civile.

Ethiopian Prime Minister Abiy Ahmed said on Friday that the military operations in Tigray were "limited."

Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed urdhëroi trupa të zbarkonin në rajonin e qetë verior Tigray, një lëvizje që ai tha ishte si përgjigje e një sulmi nga Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF) në një bazë ushtarake federale në kryeqytetin rajonal të Mekelle.

Ushtria e Etiopisë tha të enjten se ishte në “luftë” me partinë qeverisëse të rajonit Tigray.

Raundi aktual i tensioneve në Tigray filloi në gusht kur qeveria e Abiy vonoi zgjedhjet e planifikuara sepse ata thanë se rreziku i Covid-19 ishte shumë i lartë.

Administrata e Trump ka shitur drone luftarakë për 2.9 miliardë dollarë.

A MQ-9 Reaper military drone.

Ndonëse në zgjedhje, Departamenti i Shtetit në SHBA informoi Kongresin të enjten mbi qëllimin e administratës Trump të shesë 18 dronë të armatosur MQ-9B në Emiratet e Bashkuara Arabe me vlerë prej 2.9 miliardë dollarësh.

Departamenti gjithashtu informoi Kongresin se administrata synon të shesë rreth 10 miliardë dollarë në municion, duke përfshirë municione me drejtim preciz, të ashtuquajturat bomba “memece”, raketa ‘ajër në ajër’ dhe raketa ‘ajër në tokë’.

Tanzania ka një president të ri, edhe pse zgjedhjet u cilësuan si të parregullta.

Tanzania's newly re-elected President John Magufuli speaks at his inauguration ceremony on November 5.

Presidenti i Tanzanisë John Magufuli u betua për një mandat të dytë pesë-vjeçar të enjten, pavarësisht thirrjes së opozitës për ri-zgjedhje, duke përmendur parregullsi dhe mashtrime.

Votimi i 28 tetorit u shënjua me arrestime të kandidatëve dhe protestuesve, bllokim të përhapur të mediave sociale dhe akuza për kufizime ndaj agjentëve të partive politike për të hyrë në qendrat e votimit dhe votime të shumëfishta.

Më parë këtë javë, udhëheqësit e koalicionit të opozitës kishin bërë thirrje për protesta kundër rezultatit, i cili ktheu Magufuli-n në zyrë me 84% të votave.

Një nga prezantuesit më të njohur të lajmeve në Indi është arrestuar.

Indian television news anchor Arnab Goswami sits inside a police vehicle after he was taken to court following his arrest in Mumbai on November 4.

Arnab Goswami, fytyra dhe themeluesi i transmetuesit të krahut të djathtë “Republic TV”, u arrestua në shtëpinë e tij në Mumbai të mërkurën me pretendimin se pati rol në vdekjen e Anvay Naik, i cili u vetëvra në vitin 2018, sipas një deklarate nga transmetuesi.

Rasti pasqyron mjedisin mediatik të vendit gjithnjë e më të tensionuar dhe të politizuar.

Në një video të postuar dhe të shpërndarë gjerësisht në media sociale, gruaja e Naikut Akshata pretendon se Goswami kontribuoi në vetëvrasje duke mos paguar Naik për dizenjimin e studios së tij televizive. Në letrën e fundit të vetëvrasjes së Naik, thuhej se Goswami dhe dy persona të tjerë i kishin borxh 726,000 dollarë.

Por Goswami dhe Republic TV mohojnë këto akuza, duke thënë në një deklaratë të mërkurën se 90% e parave u paguan për kompaninë e Naik mbi dy vjet më parë. Dokumenti zyrtar i gjykatës mbi çështjen nuk specifikon nëse paratë janë paguar para ose pas vdekjes së tij.

Në Rusi, legjislacioni i ri mund t’u japë ish-presidentëve imunitet të përjetshëm.

Russian President Vladimir Putin will be assured lifelong immunity from criminal prosecution if the bill is passed by lawmakers.

Ligjvënësit rusë paraqitën një projekt-ligj që do t’u jepte ish-presidentëve imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale.

Sipas ligjit aktual rus, presidentët nuk mund të ndiqen penalisht për krime të kryera ndërsa janë në detyrë. Ndryshimi i propozuar kërkon të zgjasë atë imunitet në përjetësi.

Projekt-ligji është hartuar nga i njëjti grup që propozuan ndryshimet kushtetuese, të cilat mund ta lejojnë Putinin të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Legjislacioni duhet të kalojë nëpër tri rishikime në dhomën e ulët të parlamentit rus, një rishikim në dhomën e sipërme dhe më pas të nënshkruhet nga Putini, për të hyrë në fuqi.

Projekt-ligji i ri gjithashtu vështirëson procesin e heqjes së imunitetit të një ish-presidenti. /Insajderi.com

CNN