Gastronomia dhe qendrat tregtare hapen të hënën, masat tjera do të rishikohen

Gastronomia dhe qendrat tregtare hapen të hënën, masat tjera do të rishikohen

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se të hënën do të hapen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare, ndërsa masat e tjera do të rishikohen, përcjell Insajderi.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të ministrit të MAPL-së, Elbert Krasniqi, dhe atij të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në njoftimin për medie të kësaj ministrie është bërë e ditur se pas 18 prillit do të merren masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve.  Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftim./Insajderi.com

Masat do të rishikohen, nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare duke respektuar masat…

Posted by Ministria e Pushtetit Lokal/Ministarstvo lokalne samouprave on Thursday, April 15, 2021