Të martën do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit, shkruan Shqip.com.
E në këtë përballje do të inaugurohet për herë të parë sistemi “VAR”, i cili është edhe ndër projektet më të madha të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi do të mbajë një fjalim në lidhje me këtë qështje, ndërsa mediat do të kenë qasje në qendrat e VAR-it për të parë si do të funksionojë ky sistem në futbollin vendor.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit në kuadër të Superkupës së Kosovës do të jetë përballja e parë zyrtare në të cilën do të implementohet VAR-i.
Ky sistem është përdorur edhe në disa ndeshje miqësore të cilat skuadra kosovare i kanë zhvilluar për të parë mundësinë e përdorimit të “Video Asistencës” në stadiumet e klubeve kosovare./Insajderi.com