Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) do të takohen të martën për të diskutuar përshkallëzimin e situatës midis Palestinës dhe Izraelit pas “rritjes së papranueshme të numrit viktimave civile”, tha kryediplomati i bllokut, transmeton Insajderi.
“Si rezultat i përshkallëzimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë thërras një video-konferencë të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE-së të martën”, shkroi shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në Twitter, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE-ja mund të kontribuojë më së miri për t’i dhënë fund dhunës aktuale”, theksoi ai.
Tensionet kanë qenë të larta në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor dhe në Xhaminë Al-Aksa dhe Portën e Damaskut që nga fillimi i muajit të bekuar musliman të Ramazanit pasi forcat izraelite dhe kolonët sulmuan palestinezët.
Tensionet u përhapën nga Kudsi i Lindor i okupuar në Gaza pasi grupet palestineze të rezistencës u zotuan të hakmerren për sulmet izraelite nëse ato nuk ndaleshin.
Numri i të vdekurve në sulmet izraelite, përfshirë sulmet ajrore që nga 10 maji, është rritur në 181, përfshirë 52 fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, veprim ky që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar. /Insajderi.com