Bashkë kundër çdo sfide

Të martuar që 46 vjet – Krah njëri tjetrit i bënë ballë kancerit, kimioterapisë dhe coronavirus-it

Të martuar që 46 vjet – Krah njëri tjetrit i bënë ballë kancerit, kimioterapisë dhe coronavirus-it

Një çift nga Teksas po ndihen tejet të bekuar pasi përballuan coronavirus-in, kancerin dhe kimioterapinë, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Robert dhe Janice Beecham janë martuar që 46 vjet, dhe këtë vit ata janë të lumtur që po shërohen pas një pranvere të mbushur me trazira.

“Është një bekim të jesh këtu sepse shumë njerëz nuk i bënë dot ballë”, tha Janice për CNN.

Robert Beecham tha që ai dhe Janice kishin ndjekur rregullat e sigurisë por ai filloi të ndjejë simptoma të Covid-19. Një javë e gjysmë më vonë ai ende nuk po ndjehej mirë, kështu që çifti u testua për virusin.

Të nesërmen, më 25 mars, ai e thirri djalin e tij dhe ra dakord që të dërgohet në spital.

“Kur pranova pa rezistencë, ai e dinte se do të thoshte se unë po ndihesha tmerrshëm”, tha ai.

Robert u pranua në Spitalin Parkland në Dallas, dhe mësoi të nesërmen se ai ishte pozitiv për COVID-19. Ai u zhvendos në një kat tjetër dhe filloi rrugën e tij drejt shërimit, një triumf që ai ia atribuon mjekut të tij, Satyam Nayak.

Ndërkohë, Janice sapo ishte shëruar nga operacioni në shkurt pasi zbuloi për një betejë të dytë me kancerin e gjirit dhe një diagnozë të re, kancer në vezore. Ajo gjithashtu testoi pozitive për COVID-19, por për fat të mirë, ajo i tha CNN, simptomat e saj ishin të buta.

Për shkak të diagnozës së saj, Janice nuk kishte filluar akoma trajtimet kimio të kërkuara për diagnozat e saj të kancerit.

Tani, pasi i mbijetuan dy operacioneve, dy diagnoza coronavirus, kimioterapisë dhe fituan betejën me kancer, çifti Beecham ka vetëm një gjë për të thënë.

“Do të ishte e pamundur t’ia dilnim mbanë pa Zotin, dhe ai ka qenë ndihma jonë, gjatë gjithë këtyre shumë viteve”, tha Robert.

Të dy thanë se janë të bekuar që janë gjallë dhe të bekuar që kanë festuar edhe një vit së bashku. /Insajderi.com