Të mbështetur nga policia izraelite, kolonët hebrenj sulmojnë kompleksin Al-Aksa 

Të mbështetur nga policia izraelite, kolonët hebrenj sulmojnë kompleksin Al-Aksa 

Dhjetëra kolonë hebrenj, të mbështetur nga forcat speciale izraelite të armatosura rëndë, sulmuan kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jeruzalemin Lindor të pushtuar në mëngjes herët, disa orë pasi adhuruesit palestinezë u rrahën dhe sulmuan nga policia izraelite, sipas autoritetit islamik që mbikëqyr vendin, transmeton Insajderi.

Duke cituar dëshmitarë, agjencia palestineze e lajmeve WAFA tha se policia izraelite kishte sulmuar më herët të dielën adhuruesit palestinezë të cilët po kryenin lutjet e agimit në xhami dhe “i rrahën tej mase” ata në mënyrë që të hapnin rrugën që kolonët hebrenj izraelitë të sulmonin kompleksin – vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, raporton Al Jazeera.

WAFA shtoi se të paktën gjashtë palestinezë ishin arrestuar, duke përfshirë Fadi Alyan, një roje në Xhaminë Al-Aksa i cili u përpoq të filmonte incidentin dhe Ali Wazouz, një punonjës i Këshillit Islamik të Vakëfit, organi fetar i caktuar nga Jordania për të mbikëqyrur kompleksi Al-Aksa. /Insajderi.com