
30 vite pritje, 30 vite sakrificë, qindra lojtarë e dhjetëra menaxher të ndërruar, për vetëm një qëllim, titulli kampion i Premier Ligës.
Liverpool ishte bërë objekt talljeje për 30 vite, dështim pas dështimi për tu bërë kampion, por pas 30 viteve, ata e arritën qëllimin e tyre dhe e bënë me klasë, duke dominuar totalisht ligën dhe duke siguruar titullin 6 javë para se kampionati të mbyllej, raporton Insajderi.
Të mërkurën, me 22 korrik, në Anfield do të ngritët trofeu dhe Liverpool do të lirohet nga ai mallkim 30 vjeçar. Ngritja e trofeut do të bëhet pas ndeshjes që do ta zhvillojnë kundër ekipit të Chelsea./Insajderi.com