Të mërkurën dy ndeshje interesante të superligës

Të mërkurën dy ndeshje interesante të superligës

Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës vazhdon të mërkurën me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante pas atyre që u zhvilluan dje ndërmjet Arbërisë dhe Prishtinës si dhe Drenicës dhe Besës së Pejës.

Me fillim nga ora 16:00, në Suharekë zhvillohet sfida ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit që mbajnë pozitat tre dhe katër në renditjen tabelare.

Në po të njëjtën orë, zhvillohet edhe sfida tjetër ndërmjet Llapit dhe Gjilanit. /Insajderi.com