Të mërkurën hapet “Kids Wold” në Gjilan: Qendra më unike në Ballkan për fëmijë – bashkë me hapësirat e “Baron Exclusive”

“Kids World” hapet solemnisht me fillim në orën 12:00. Para hapjes, nga ora 11:00, do të ketë program të zgjeruar për fëmijë, ku do të bëhet prezantimi i këndeve, lojërave dhe ambientit të dedikuar për ta.

Të mërkurën hapet “Kids Wold” në Gjilan: Qendra më unike në Ballkan për fëmijë – bashkë me hapësirat e “Baron Exclusive”

Në Gjilan, saktësisht në kilometrin e parë të magjistrales Gjilan – Ferizaj, të mërkurën (9 dhjetor) do të hapet një nga qendrat më të mëdha për fëmijë në Evropë dhe më unikalja në Kosovë.

Hapja zyrtare e kësaj qendra me shumë hapësira të tjera do të bëhet në orën 12:00, por për shkak të pandemisë hapja solemne do të jetë në numër të njerëzve më e kufizuar – ndryshe nga se ishte planifikuar më herët.

Para hapjes solemne, me fillin në orën 11:00 do të ketë program të zgjeruar për fëmijë, ku do të bëhet prezantimi i këndeve, lojërave dhe ambientit të dedikuar për ta.

Pos hapësirave standarde, “Kids World” sjellë edhe risi të shumta dhe lojëra me teknologji të lartë që nuk janë parë më herët në vend, siç është edhe loja që tashmë është kthyer në sensacion global “Lasering”.

Afër është edhe restoranti “Kids Zone”, ku prindërit janë afër fëmijëve të tyre dhe mund t’i shikojnë gjatë gjithë kohës, derisa kalojnë momente rehatie për vete.

Përveç restorantit ku prindërit shikojnë dhe shijojnë lojërat e fëmijëve të tyre, vjen edhe pjesa tjetër e restorantit ultra modern “Baron Exclusive”.

 

Kids Zone

 

Baron Exclusive