Të moshuarve në Suedi u zbuten masat e rrepta të distancës sociale

Të moshuarve në Suedi u zbuten masat e rrepta të distancës sociale

Suedezët e moshës mbi 70 vjeç dhe grupet e tjera në rrezik tani duhet të ndjekin të njëjtat udhëzime të Korona virusit si pjesa tjetër e popullsisë, thonë autoritetet.

Suedia më parë i këshillonte ato grupe të shmangnin të gjitha kontaktet e afërta me njerëzit me të cilët nuk jetonin.

Por shefi i shëndetit publik të Suedisë tha se vetë-izolimi kishte dëmtuar të moshuarit. Vendi ka vendosur rregulla të ashpra të papara diku tjetër në Evropë.

Një izolim i dytë është vënë në fuqi në Republikën Çeke për të përballuar një valë të dytë të epidemisë.

Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk duhet të dalin për të punuar, ushtruar ose për të blerë ushqime dhe ilaçe.

Kryeministri çek Andrej Babis tha se kufizimet e ashpra ishin për të ardhur keq, por pa këtë spitalet do të mbingarkoheshin me pacientë me Covid-19 brenda rreth tre javësh. Izolimi do të zgjasë të paktën deri më 3 nëntor.

Vendi prej 10.6 milion banorësh ishte ndër të parët që u mbyll në Evropë në mars, kur vala e parë goditi, duke fituar respekt për politikën e tij të ashpër të mbylljes së kufijve dhe prodhimin masiv të miliona maskave.

Por tani ajo ka nivelin më të lartë të infeksioneve në Evropë  me 14,968 raste të reja të mërkurën  dhe vdekjet e lidhura me Covid janë rritur në 1,739, nga të cilët 69 vdiqën të mërkurën, sipas të dhënave zyrtare.

Disa zona kanë regjistruar norma mbi 800 infeksione për çdo 100,000 njerëz. Në Gjermaninë fqinje, 50 për 100,000 konsiderohet pragu i rrezikut./Insajderi.com

Burimi: BBC News