Të paktën 10 palestinezë u vranë të premten nga forcat Izraelite gjatë përleshjeve të dhunshme në qytete dhe qytetet përtej Bregut Perëndimor.
Izraeli ka vazhduar këtë javë një operacion bombardimesh që “qeveria thotë se po synon militantët palestinezë në Gaza, të cilët kanë vrarë të paktën 126 njerëz, përfshirë të paktën 31 fëmijë dhe 20 gra”, shkruan ‘BBC’, transmeton Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë të Palestinës, ka thënë se të paktën 950 njerëz, përfshirë 254 fëmijë, kanë pësuar lëndime si rezultat i sulmeve ajrore izraelite.
Sipas saj, më shumë se 500 palestinezë janë plagosur që kur shpërthyen përplasjet në fillim të kësaj jave. /Insajderi.com