Të paktën 12 të vrarë nga shpërthimi i gazit në Kinë

Të paktën 12 të vrarë nga shpërthimi i gazit në Kinë

Të paktën 12 njerëz kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të gazit në Kinën qendrore të dielën, kanë bërë të ditur mediat shtetërore.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale në rrethin Zhangwan të qytetit Shiyan, në provincën Hubei, sipas autoriteteve locale, raporton CNN, transmeton Insajderi.

Autoritetet kanë shpëtuar 138 persona, duke përfshirë 37 me lëndime të rënda, sipas shtypit shtetëror CCTV, duke cituar zyrtarë lokalë.

Dritaret e ndërtesave aty pranë u shkatërruan nga shpërthimi në qytetin Shiyan, provinca Hubei.

Zyra komunale e qytetit fillimisht tha se “shumë” njerëz ishin bllokuar pas incidentit.

Shkaku i aksidentit është nën hetim, sipas qeverisë së qytetit, e cila tha në platformën kineze të mikroblogjeve Weibo se po organizon përpjekjet e shpëtimit./Insajderi.com