Të paktën 20 të vdekur dhe pesë të plagosur nga zjarri në spitalin COVID në Irak

Të paktën 20 të vdekur dhe pesë të plagosur nga zjarri në spitalin COVID në Irak

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në spitalin COVID në qytetin jugor të Irakut, Nassiriya, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve (INA) transmeton Insajderi.

“Ekipet shëndetësore bartnin trupa të djegur nga spitali që digjej, ndërsa shumë pacientë po kolliteshin nga tymi në rritje”, tha një reporter i Reuters nga vendi i zjarrit.

INA citoi zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë të thoshin se operacionet e kërkimit në spitalin Al-Hussain Coronavirus vazhduan pasi zjarri u vu nën kontroll.

Burimet shëndetësore thanë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi shumë pacientë janë ende të zhdukur./Insajderi.com