Të paktën tetë njerëz u vranë të shtunën pasi në një veturë shpërtheu bomba që synoi një autokolonë qeveritare në kryeqytetin somalez Mogadishu, transmeton Insajderi.
Karvani po transportonte një zyrtar të lartë të policisë, Farhan Karole, i cili i mbijetoi sulmit, raporton swissinfo.
Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
“Lëvizja Al-Shabab, e cila dëshiron të rrëzojë qeverinë dhe të imponojë interpretimin e saj të ligjit Islamik të Sheriatit, shpesh kryen bomba të tilla”, ka shkruar kjo media.
Dëshmitarët okularë deklaruan se ata panë trupat e tetë viktimave në vend, duke përfshirë një grua.
Ndryshe, shpërthimi ndodhi në një kryqëzim trafiku në kryeqytetin Somali./Insajderi.com