Nesër (e premte) do të hidhet shorti për çerek dhe gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve të UEFA-së, njofton Insajderi.
Programi do të mbahet në qyteti Nyon të Zvicrës, ku do të përcaktohen ndeshjet e çerekfinales, ndërsa gjithashtu fituesit do të përbëjnë ndeshjet e gjysmëfinales.
Tre nga tetë ekipe që janë kualifikuar në çerekfinale janë ekipe angleze. Manchester City, Liverpool dhe Chelsea do të jenë pjesë e shortit.
Nga Gjermania janë Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, nga Spanja Real Madridi, nga Franca Paris Saint Germain, ndërsa nga Portugalia është Porto.
Ndeshjet e çerekfinales do të zhvillohen më 6-7 dhe 13-14 prill.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në Stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll të Turqisë.
Ndërkohë, nesër shorti do të hidhet edhe për ndeshjet e çerekfinales dhe gjysmëfinales në Ligën e Europa.
Ndeshjet e çerekfinales do të luhen më 8 dhe 15 prill. /Insajderi.com