“Do të qëndroj te Barça, deri kur klubi të më përzë”

“Do të qëndroj te Barça, deri kur klubi të më përzë”

Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, mbrojtësi i majtë i Barcelonas, Jordi Alba ka folur ndër të tjera edhe për të ardhmen e tij.

Me reduktimin e ndjeshëm të hapësirave dhe minutazhit në dispozicion të tij në fushë, të shumta kanë qenë dyshimet e largimit të futbollistit blaugrana nga klubi i Barças dhe me afrimin e fundit të sezonit dhe çeljen e merkatos, këto aludime sa vijnë e përforcohen më shumë, shkruan Telesport.

Gjithsesi, në fjalën e tij, mbrojtësi Jordi Alba nuk lë vend për keqkuptime:

“Qëllimi im është që të qëndroj këtu deri kur klubi nuk do të më thotë të kundërtën. Unë jam në shtëpinë time dhe jam i lumtur. Ajo që duhet të bëj është të jap maksimumin gjithmonë dhe të ndjek e zbatoj kërkesat dhe detyrat e ngarkuara nga trajneri”.