Te ‘Shpresat’ ndryshohet trajneri, ikën Rafet Prekazi, vjen gjermani Michael Nees

Te ‘Shpresat’ ndryshohet trajneri, ikën Rafet Prekazi, vjen gjermani Michael Nees

Duke parë zhvillimin e futbollit kosovar, tashmë janë rritur edhe pritshmëritë për ekipet përfaqësuese, njofton Insajderi.

Në këtë situatë, është vendosur që Rafet Prekazi të largohet nga drejtimi i Kosovës U-21. Shkak për këtë është bërë fakti që tashmë drejtuesit kanë pritshmëri më të larta dhe duan të arrijnë suksese me ekipin përfaqësues.

Thuhet se vendin e Prekazit te Kosova U-21, do e marri një trajner gjerman, emri i të cilit është Michael Nees. Përveç trajnerit të 21-vjeçarëve, do ndryshohen trajnerët edhe te Kosova e futsallës dhe te ajo e femrave. /Insajderi.com