Tetë persona, shumica prej tyre gra me prejardhje aziatike, kanë mbetur të vdekur në tri sulme të ndara gjatë mbrëmjes të së martës në Gjeorgjia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Insajderi.
Zyrtarët njoftuan se lidhur me rastin ishte arrestuar një 21-vjeçar dhe besohej se ishte i dyshuari në të gjitha sulmet.
Sulmet nisën në orën 17:00 në një qendër masazhi aziatike, ku u qëlluan pesë persona. Dy nga ta vdiqën në vendin e ngjarjes e tre të tjerë u dërguan në spital, ku dy prej tyre nuk u mbijetuan plagëve.
Një orë më pas, në një para lagje të Atlantas, duke iu përgjigjur raportimeve për një vjedhje, policia gjeti tri gra të vdekura në një tjetër qendër masazhi, raporton BBC.
Deri sa ishin në vendin e ngjarjes, u raportua për një tjetër sulm në një tjetër qendër, ku u gjet një grua e qëlluar brenda lokalit.
Një burrë i dyshuar u vu re përmes incizimeve të kamerave, pak para se të ndodhnin sulmet./Insajderi.com