Të shtëna në Otava: Janë plagosur disa persona, ka filluar aksioni i policisë në qendër të qytetit

Qytetarët janë paralajmëruar ta shmangin qendrën e kryeqytetit të Kanadasë.

Të shtëna në Otava: Janë plagosur disa persona, ka filluar aksioni i policisë në qendër të qytetit

Disa persona janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri në kryeqytetin e Kanadasë Otava, rreth orës 7:30 sipas kohës lokale, ka kumtuar policia, transmeton “CTV News”.

Qytetarët janë paralajmëruar që ta shmangin qendrën e qytetit. Policia e Kanadasë pretendon se është në zhvillim aksioni i koordinuar.

Në terren në rrugën Glimore gjenden ekipet e ndihmës së shpejtë, dhe sipas informatave një person është lënduar rëndë dhe është në rrezik jete. Për momentin nuk ka më tepër informata./Insajderi.com.