Të shtëna në Siatëll, një person i vrarë dhe disa të plagosur

Së paku një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në të shtënat në një lagje tregtare në qytetin amerikan Siatëll, ka kumtuar policia dhe ka shtuar se janë në ndjekje të dy sulmuesve të dyshuar.

Të shtëna në Siatëll, një person i vrarë dhe disa të plagosur

Policia nuk ka dhënë më tepër detaje për këtë rast, por televizioni lokal KOMO-TV ka publikuar se në të shtëna është vrarë një grua dhe në mes të plagosurve është një djalë 9 vjeç.

Duke u thirrur në dëshmitarë, policia ka pretenduar  se dy burra pas grindjes kanë shtënë në njëri tjetrin, duke shkaktuar panik në mes kalimtarëve të cilët kanë tentuar të gjejnë strehë.

Policia ka pretenduar në Twitter se po i heton rrethanat e shkëmbimit të zjarrit pas të cilit të dyshuarit janë arratisur.

Zëdhënësi i zjarrfikësve ka thënë se gruaja me moshë rreth 40-50 vjeçe është gjetur e vdekur.

Shtatë viktima janë dërguar në spital, ka thënë zëdhënësja e qendrës spitalore “Harborview”, duke mos zbuluar për çfarë lëndimesh bëhet fjalë.

Këto janë të shtënat e dyta në këtë lagje afariste në një periudhë kohore më të shkurtër se 3 orë, pretendon stacioni televiziv KOMO-TV./Insjaderi.com.