Të shtëna ne Vjenë: Ka të plagosur, besohet edhe të vdekur

Të shtëna ne Vjenë: Ka të plagosur, besohet edhe të vdekur

Disa persona janë lënduar dhe disa të tjerë “besohet se kanë vdekur” pas disa të shtënave në qendër të Vjenës, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, shkruan BBC News, njofton Insajderi.

Karl Nehammer e ka përshkruar incidentin si “një sulm terroi dhe ka thënë se një sulmues ka mbetur i vdekur në kryeqytetin e Austrisë”.

“Sulmuesi tjetër është në arrati për momentin”, pohoi ai.

Një operacion i policisë është në kërkim të sulmuesve është për momentin në zhvillim e sipër.

Incidenti ka ndodhur saktësisht në sheshin qendror të quajtur Schwedenplatz.

Policia ka kërkuar nga qytetarët të shmangin daljet në qytet dhe sidomos trafikun publik.

Janë vendosur edhe bllokada nëpër rrugët kryesore të qytetit. Nga disa pamje të postuara në rrjete sociale shihen njerëz duke vrapuar deri sa dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan të shtëna.

“Për momentin mund të konfirmoj se ne besojmë se ky është një sulm terrorist” tha ministri i punëve të brendshme për televizionin austriak, ORF.

Ministri tregoi se besohet se kanë vdekur disa persona dhe disa tjerë janë lënduar përfshirë edhe një oficer policie.

Raportohet gjithashtu se të shtëna të para u dëgjuan në një rrugë pranë një sinagoge.

Lideri i komunitetit hebre, Osakr Deutsch, shkroi në Twitter se është ende e pa qartë nëse cak i këtyre sulmeve ishte sinagoga e Vjenës.

“në fillim dëgjuam vetëm krisma, pastaj e kuptuam se ishin të shtëna armësh”, tha një dëshmitar rasti për ORF-në.

Polici i cili u plagos ishte rojtar i sinagogës, raporton gazeta Kronen./Insajderi.com